Kuvendi

PDK kërkon rishikim të masave anti-Covid të cilat janë marrë në mes të verës dhe nuk mund të funksionojnë në dimër

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu në seancën e sotme plenare po kërkon rishikim të masave anti-Covid. Pasi sipas tij ato janë marrë në “mes të verës” dhe nuk mund të funksionojnë në dimër. Haxhiu në seancën e sotme jashtë rendit ditës kërkoi edhe rikthimin e funksionimit të sistemit publik shëndetësor, e jo i tërë fokusi të jetë në menaxhimin e Covid 19. “Sot ku jemi në kohën para fillimit të fazës dimërore qeveria bashkë me institutin duhet të rishqyrtojë masat për anti-covdi pasi nuk mund të hyjmë në fazën dimërore me vendime të cilat janë marrë në mes të verës”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …