leoni

Dega e PDK-së në Skenderaj ka reaguar pas ngjarjeve në seancën e Kuvendit Komunal të Skenderajt

PDK: LDK-ja po i frikësohet krijimit të ushtrisë, njësoj siç kishte frikë ta pranonte UÇK-në

Pas deklarimeve të kreut të LDK-së dhe kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, gjatë ditës së shtune në Besianë, ku ai ka folur  rreth transformimit të FSK-së në ushtri sot ka reaguar dega e Partisë Demokratike të Kosovës në këtë komunë. Për mes një reagimi për media PDK ka thënë së LDK-ja po i frikësohet krijimit të ushtrisë, njësoj siç kishte frikë ta pranonte UÇK-në. Ndër të tjera në këtë reagim për media përfaqësuesit e kësaj partie kanë thënë se të Isa Mustafës dhe subjekti i tij kanë harruar t’i zbardhin vrasjet e pasluftës. “Kërkesa për zbulimin e autorëve të vrasjeve gjatë pasluftës, e cila gjithnjë është përdorur nga LDK-ja me qëllime të caktuara, duke fajësuar subjekte dhe individë të ndryshëm, për të cilët as hetuesia nuk e ka dhënë fjalën, por që tash e disa vite prej kur është në bashkëqeverisje i ka harruar fare”, thuhet në kumtesën e PDK-së në Besianë.

Kontrolloni gjithashtu

Lideri i AKR-së, Behxhet Pacolli ka paralajmëruar marrëdhënie të shkëlqyera të Kosovës me Ganen

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli ka përshëndetur zgjedhjen e John Mahama Dramani …