PDK-LDK shpresojnë arritjen e një marrëveshjeje me opozitën para fillimit të punimeve të Kuvendit

Zyrtarët e lartë të koalicionit PDK- LDK, shpresojnë se do ta arrijnë një marrëveshjeje me opozitën para fillimit të punimeve të sesionit pranveror të Kuvendit të Kosovës. Jo zyrtarisht bëhet e ditur se drejtuesit e dy partive në bashkëqeverisje nuk po duan që sesioni i ri i punimeve të Kuvendit të fillojë me probleme të ngjajshme, ku opozita përdorte edhe gazin lotsjelljës, vetëm e vetëm që të mos lejoj mbajtjen e seancave, pa tërheqjen e dy marrëveshjeve me Serbinë dhe me Malin e Zi, gjegjësisht për Asociacionin dhe Demarkacionin. Mustafa e Thaçi po shpresojnë të ketë një ndërhyrje ndërkombëtare, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje me opozitën dhe punimet e  Kuvendit të zhvillohet normalisht.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …