PDK refuzon rikthimin e Fatmir Limajt në listën zgjedhore për 7 qershorin

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur të mos e përfshijë Fatmir Limaj në listën zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit, duke ia mbyllur kështu mundësinë e rikthimit në këtë subjekt politik. Vendimi është bërë publik nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së partisë. Më herët, Limaj i kishte dërguar një letër Hamzës, përmes së cilës kishte shprehur gatishmërinë për t’u rikthyer në listën e përbashkët zgjedhore të PDK-së. Ai kishte paralajmëruar se, në rast se kërkesa e tij nuk pranohej, nuk do të ishte pjesë e garës zgjedhore të 7 qershorit. Në komunikimin e tij, lideri i Nisma Socialdemokrate kishte kërkuar bashkim politik dhe bashkëpunim ndërmjet forcave politike që, sipas tij, kanë ndarë për vite ideale, sakrificë dhe vizion të përbashkët për Kosovën. “Ne besojmë se një bashkim i tillë nuk përfaqëson vetëm një marrëveshje politike apo elektorale, por edhe një frymë bashkëpunimi ndërmjet njerëzve dhe strukturave që për vite të tëra kanë ndarë ideale, sakrificë dhe vizion të përbashkët për Kosovën”, kishte deklaruar Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj: Shqipëria është dhe do të jetë mbështetja juaj e palëkundur, e pakushtëzuar dhe e përjetshme

Gjatë fjalës së tij në shënimin e ditës së clirimit, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj …