Sadik Halitjaha: Përvjetorët nuk duhet të shfrytëzohen për fushata politike

Komandant Sadik Halitjaha ka reaguar lidhur me mënyrën se si, sipas tij, po trajtohen përvjetorët e dëshmorëve dhe vlerat e luftës çlirimtare në prag të proceseve zgjedhore në Kosovë. Halitjaha thotë se përvjetorët janë kujtesë e krenarisë dhe sakrificës kombëtare, ku luftëtarët e Ushtrise Çlirimtare te Kosovës dhe familjet e dëshmorëve organizohen në tubime përkujtimore pranë lapidarëve, varrezave dhe vendeve të betejave për të nderuar të rënët për liri. Sipas tij, në këto organizime shpesh marrin pjesë edhe figura politike që dikur kanë qenë kundërshtare të luftës ose që sot, sipas tij, nuk i mbështesin vlerat e saj, ndërsa njëkohësisht, luftëtarët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve vazhdojnë të përballen me vështirësi sociale dhe ekonomike. Ai thekson se ish-luftëtarët nuk kanë kërkuar privilegje, por mbrojtje të dinjitetit të tyre, trajtim institucional dhe ruajtje të historisë së luftës në tekstet shkollore dhe në institucionet shtetërore. “Në këto përvjetorë u tregojmë brezave për betejat, mungesën e armatimit, ushqimit dhe sakrificën e luftëtarëve. Slogani i asaj kohe ishte: ‘Vetëm bukë dhe barut na duhet’”, shprehet Halitjaha. Ai vlerëson se, megjithëse luftëtarët e UÇK-së fituan luftën bashkë me aleatët ndërkombëtarë, shumë prej tyre më pas janë lënë pa përkrahje institucionale, duke përmendur emigrimin dhe rastet e vetëvrasjeve të ish-luftëtarëve.  “Ka ardhur koha t’i dalim zot Kosovës, ashtu siç iu dolëm përballë armiqve dikur, të bashkuar në radhët e UÇK-së”, përfundon ai.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj: Shqipëria është dhe do të jetë mbështetja juaj e palëkundur, e pakushtëzuar dhe e përjetshme

Gjatë fjalës së tij në shënimin e ditës së clirimit, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj …