PDK: Sulmi anarkist në zyrat e Presidencës atakon vlerat themelore të shtetit tonë

PDK: Sulmi anarkist në zyrat e Presidencës atakon vlerat themelore të shtetit tonë

Partia Demokratike e Kosovës reagoi ashpër kundër sulmit me koktej molotovi ndaj zyrave të Presidencës së Republikës së Kosovës.  Sulmet e tilla kriminale që po ndodhin në vazhdimësi, synojnë të krijojnë klimën e frikës dhe pasigurisë në shoqërinë tonë, si rrjedhojë janë të papranueshme dhe të dënueshme. Partia Demokratike e Kosovës konsideron se veprimet e tilla, po cenojnë vlerat themelore të shtetit tonë dhe janë qartësisht anarkiste. Ajo i bën thirrje organeve kompetente që ky akt të ndriçohet sa më shpejt dhe autorët e kësaj vepre të shëmtuar të vihen para drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë është e qetë, por e brishtë dhe mund të ketë tensione të reja

Komandanti i forcës paqeruajtëse KFOR, Ozkan Ulutas, deklaroi se situata e sigurisë në Kosovë mbetet …