Parlamenti Evropian

PE: Pa përmbushjen e dy kushteve s’ka heqje vizash

Pas disa kthesave në konsultime rreth votimit, ku kishte edhe ide që të mos votohej fare, në Komisionin për liri qytetare, drejtësi dhe punë të brendshme të Parlamentit Evropian është miratuar raporti për liberalizimin e vizave për Kosovën, por është refuzuar dhënia e mandatit për negociata me Këshillin për këtë çështje. Raportuesja Fajon e ka quajtur megjithatë këtë votë si “pozitive”, sepse nuk do të ketë nevojë për rivotim në këtë Komision parlamentar, por mandatin duhet ta japë i tërë Parlamenti në përbërje të plotë, në seancë plenare. Fajon ka bërë të qartë se pa përmbushjen e dy kushteve të mbetura nuk do të paraqitet fare për votim në seancë plenare heqja e vizave për Kosovën dhe kjo u bë e qartë edhe nga deputetët tjerë të Parlamentit Evropian. Parlamenti Evropian në seancë plenare takohet vetëm një herë në muaj. E seanca e radhës do të jetë javën që vjen, ndërsa më vonë vetëm në tetor.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Komunitetet janë pasuri për Kosovën, i dimë sfidat që ekzistojnë për bashkëqytetarët tonë romë, ashkali dhe egjiptianë

Kryeministri i Kosovës dhe kryetar i Vetëvendosjes, Albin Kurti, sfidon dhe përçmon opozitën për zgjedhjet e ardhshme

Kryeministri i Kosovës dhe kryetar i Vetëvendosjes, Albin Kurti, sfidon opozitën për zgjedhjet e ardhshme. …