Bashkësia Islame e Kosovës bënë të ditur se kanë arritur në Mekë besimtarët e nisur nga vendi ynë

Pelegrinët e huaj këtë vit nuk do të mund ta kryejnë ritualin e haxhit për shkak të pandemisë

Arabia Saudite ka njoftuar se pelegrinët e huaj nuk do të jenë në gjendje të kryejnë haxhin vjetor këtë vit, për shkak të koronavirusit të ri. Ministria e Haxhit dhe Umrahit e mbretërisë tha se vetëm një “numër shumë i kufizuar” i myslimanëve nga kombësi të ndryshme, që tashmë banojnë në Arabinë Saudite do të jetë në gjendje të kryejë kër ritual, i cili këtë vit bie në fund të muajit korrik. Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe çdo mysliman i aftë dhe që ka mundësi financiare, është i detyruar ta kryejë atë një herë në jetën e tij. Çdo vit afro 2.5 milionë myslimanë nga më shumë se 180 vende e kryejnë këtë pelegrinazh, që përfshin një seri lutjesh dhe ritualesh, gjatë pesë deri gjashtë ditëve, në qytetin e shenjtë të Mekës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …