Pensionistët e parakohshëm të TMK-së kërkojnë nga kryeministri Haradinaj që të mos i anashkalojë dhe t’ua rrisë pensionet

Pensionistët e parakohshëm të TMK-së kërkojnë nga Haradinaj që të mos i anashkalojë dhe t’ua rrisë pensionet

Pensionistët e parakohshëm të TMK-së nga Mitrovica dhe nga komunat e rajonit, Vushtrri e Skenderaj dhe të Drenasit i kanë kërkuar kryeministrit Haradinaj që të mos i anashkalojë dhe t’ua rrisë pensionet sikurse kategorive të tjera. Rreth 320 pensionistë të parakohshëm të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, të cilët janë larguar nga puna në TMK dhe si kundërshpërblim u janë dhënë pensione të parakohshme, i kanë kërkuar kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt që të ketë konsideratë për kontributin e tyre në TMK dhe që t’ua rrisë pensionet sikurse edhe kategorive të tjera. Ata nëpërmes një letre të hapur kanë kërkuar nga Haradinaj që të mos i anashkalojë dhe t’u mundësojë të ndihen të barabartë me të gjithë pensionistët e tjerë të Kosovës, të cilëve pensionet u janë rritur prej 15 deri në 20 për qind.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe për korrupsion

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe …