Pensionohet profesoresha vitiase,  Hazire Frangu

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti dhe zyratrë të tjerë kanë pritur në takim profesoreshën Hazire Frangu e cila sapo është pensionuar. Gjatë këtij takimi ata falënderuan zonjën Frangu për punën e saj shumë vjeçare. Me këtë rast kryetari Haliti e çmoj lartë punën e saj në edukimin dhe arsimin e gjeneratave të shumta duke thënë se puna e mësimdhënies është e shenjtë. Ai poashtu ndau asaj një mirënjohje për kontributin e dhënë në arsim.

Ndërkaq profesoresha Frangu i falënderoj ata për pritjen dhe respektin ndaj saj. Një fjalë rasti me rastin e pensionimit të saj e mbajti edhe drejtoresha e DKA-së Arta Ajeti dhe drejtori i i Institucionit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (IAAP) “Jonuz Zejnullahu”,  Ali Bislimi. Përndryshe znj. Frangu në këtë Instiucion ka punuar nga viti 2012.

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …