leoni

Pentagoni: Deri në fund të dekadës aktuale, fuqia më e madhe detare e botës do të jetë Kina, me 460 luftanije

Pentagoni: Deri në fund të dekadës aktuale, fuqia më e madhe detare e botës do të jetë Kina, me 460 luftanije

Pentagoni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në raportin e tij të fundit ka njoftuar se deri në fund të dekadës aktuale fuqia më e madhe detare e botës do të jetë Kina me 460 luftanije. Arsenali aktual detar i Ushtrisë Popullore Çlirimtare  të Kinës është 355 luftanije, ku përfshihen anijet madhore ushtarake të sipërfaqes, nëndetëset, aeroplan-mbajtëset, mjetet luftarake amfibe apo ato mina-lëshuese. Në kontrast me këtë, Pentagoni ankohet se Amerika ka vetëm 296 luftanije, pavarësisht se arsenali i saj përfshin  11 aeroplanmbajtëse që mund të projektojnë forcën në distanca të largëta. Mes mjeteve të tjera Amerika  përfshihen 115 mjete të rënda detare raketore, 68 nëndetëse, 31 mjete amfibe lufte dhe 59 mjete më të vogla dhe anije logjistike. Analistët amerikanë thoshin  se ushtria e Kinës e nxitur nga fuqia e saj ekonomike, po ndërton luftë-anije të reja me hapa të shpejtë, të të gjitha llojeve. Pekini po zgjeron aktivitetin përtej sistemeve të mbrojtjes ajrore të territorit të Kinës. Deri në fund të vitit 2019 vendi mori në dorëzim fregatën e 30-të raketore. Jiangkai II duke kompletuar në cikël të gjatë prodhimi që do të ndiqet nga të tjera njësi ,” thuhet mes të tjerash në raportin e Pentagonit të publikuar në ditët e fundit. (TCH)

 

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mos anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është përgjegjësi direkte e përfaqësuesve të institucioneve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se në rast të mos anëtarësimi të Kosovës …