Policia e Kosovës ka bërë të ditur për mediet se në rreth 2 mijë aksidente me fatalitet, 2201 persona kanë humbur jetën që nga viti 2002 deri në qershor të këtij viti. Të lënduar kanë mbetur rreth 100.000 persona, kurse janë shkaktuar mbi 200 mijë aksidente. Dëmet materiale nuk janë llogaritur dhe ato kalojë qindra milionë. Vitet me numrin më të madh të të vdekurve kanë qenë viti 2006 me 178 të vdekur, viti 2009, 176 të vdekur dhe viti 2010 me 175 të vdekur. Aktualisht vetëm deri në qershor të këtij viti kanë gjetur vdekjen në komunikacion 51 persona.
Kontrolloni gjithashtu
Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …