Për mos realizimin e kërkesave të tyre sot kanë protestuar bujqitë nga rajonet e ndrysshme të Kosovës

Për mos realizimin e kërkesave të tyre sot kanë protestuar bujqitë nga rajonet e ndryshme të Kosovës

Një numër i bujqve nga rajone të ndryshme të Kosovës të mbështetur nga Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës, kanë protestuar të martën para Ministrisë së Bujqësisë, për mos realizimin e kërkesave të tyre. Kryetar i Federatës Sindikale të Bujqësisë, Tahir Tahiri, duke folur për keqpërdorimet në sektorin e bujqësisë ka kërkuar edhe kompensim të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore me 80%. Derisa Tahiri ka shtuar se nëse kërkesat e tyre nuk realizohen do të ketë protesta radikale. Ndërsa, përfaqësues i bujqve të dëmtuar nga breshëri dhe shiu, Kreshnik Gjafolli, ka thënë se përmes kësaj proteste po kërkojnë kompensimin e shpenzimeve në mënyrë që vitin e ardhshëm të mos mbesin tokat e pa punuara. Ndërkaq, Mustafa, ka thënë se këtë vit do të paguhen subvencionet 2 herë, derisa për kompensimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore ka theksuar se nuk kanë buxhet të paguajnë më shumë se 25%.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …