Për nder të 7 Marsit, Ditës se Mësuesit, kryeministri Haradina viziton shkollën fillore “Hasan Prishtina”, në Ulpianë

Për nder të 7 Marsit, Ditës se Mësuesit, kryeministri Haradina viziton shkollën fillore “Hasan Prishtina”, në Ulpianë

Me rastin e festës se 7 Marsit Ditës se Mësuesit, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar shkollën fillore “Hasan Prishtina”, në Ulpianë. Me urimet më të mira për mësimdhënësit, kryeministri tha se Kosova do të jetë vendi më i bukur dhe kërkoi nga nxënësit që të mësojnë për një të ardhme më të mirë. “Është nderë me nda pak kohë me ju në një ditë të shënuar si 7 marsi. Deri në kohën e hapjes se shkollës shqipe ne nuk kemi pas të drejta. Jemi te vetëdijshëm për misionin mësimdhënës e kemi përkrah shkollën dhe arsimin ju lus të mësoni sepse ju duhet për të ardhmen. Kosova do të jetë vendi më i mirë në botë. Çdo porosi e mirë për këtë ditë mund të dërgohet nga kjo shkollë e cila është shembull për të mirë”, tha kryeministri. E pikërisht në këtë ditë Ministri i Arsimit Shyqëri Bytyqi kërkoj që shkollave t’u kthehet dinjiteti i mësimnxënjes. “Urime gjithë mësimdhënësve 7 marsi, ndihem i privilegjuar ju uroj festen e 7 marsit. Nuk ka profesion më të mirë se të mësuesit. Duhet te bëjmë përpjekje ta kthejmë imazhin e mire të shkollave”. E falënderim të veçantë për këtë ditë dhe për vizitën e Kryeministrit dhe Ministrit bëri Drejtoresha e Shkollës “Hasan Prishtina”, Sofie Ukshini.

Kontrolloni gjithashtu

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat mes fshatrave Koshare, Slivovë, u zhvillua Beteja mes forcave turke dhe atyre shqiptare

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat e fushat  mes fshatrave Koshare, Slivovë, një …