Bytyqi: Sot kujtojmë mësuesit dëshmorë, edhe ata që bënë përpjekjet më të mëdha për të zhdukur analfabetizmin

Bytyqi: Sot kujtojmë mësuesit dëshmorë, edhe ata që bënë përpjekjet më të mëdha për të zhdukur analfabetizmin

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi për nder të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit i ka kujtuar mësuesit dëshmorë, edhe ata që bënë përpjekjet më të mëdha të historisë për të zhdukur analfabetizmin.”7 Marsi është dita kur ne nderojmë mësuesit tanë dhe kujtojmë rolin e tyre të rëndësishëm për të ardhmen e shoqërisë tonë. Kujtojmë sot, edhe mësuesit dëshmorë, edhe ata që bënë përpjekjet më të mëdha të historisë për të zhdukur analfabetizmin, të gjithë ata që krijuan traditën e arsimit shqip. Vlerësojmë përpjekjet tuaja të përditshme për të ofruar arsim cilësor për fëmijët tanë dhe duke besuar fuqishëm në përkushtimin tuaj, ne jemi të sigurtë se do të afrojmë arsimin tonë me atë të vendeve të zhvilluara të botës. Ju, mësues të dashur, i keni dhënë historisë shembuj edhe më të vështirë, duke iu dhënë dije gjeneratave, e njëkohësisht duke i frymëzuar drejt luftës për liri. Prandaj, Ju jeni shpresa për ditë edhe më të mira për Kosovën!”, ka shkruar Bytyqi.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …