Nata e Zjarreve

Sonte në mbrëmje përfundon manifestimin gjithë popullor, “Epopeja e UÇK-së”

Sonte në mbrëmje përfundon manifestimi tradicional gjithë popullor  në kujtim dhe nderim të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të Komandantit Legjendarm Adem Jashari, familjes Jashari të Prekazit  dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Aktivitete të shumta kulturore përkujtimore e tematike  janë shënuar më 5 dhe 6 mars, në 21-vjetorin e rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari. Sot në ditën e tretë të Epopesë, duke filluar nga ora 17:45, fillon ndezja e flakadanëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Pas ndezjes së flakadanëve, vazhdon manifestimi “Nata e Zjarreve” me program kulturo-artistik, në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, me ç’ rast edhe përfundojnë aktivitetet treditore, tashmë tradicionale të këtij manifestimi.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …