ABC

Mehmet Bislimi: 7 MARSI – DITA E MËSUESIT

 – Atyre dhe vetëm atyre, që mbajnë lartë emrin dhe etikën e emrit mësues!

7 marsi, festa shqiptare e mësuesit. Kjo datë ka zanafillën e hershme, që të kujton themelet e para të shkollës shqip, në fakt ka filluar të kujtohet, që nga viti 1960-të, kur shteti Shqiptar vendosi që kjo ditë të jetë festë në shenjë përkujtimi të themelimit të të parës Mësonjëtore shqipe të Korçës e cila u themelua me 7 mars 1887. Festa e mësuesit në rrafshin kombëtar shërben për t’i vlerësuar traditat më të mira të shkollës shqipe, pa dyshim edhe figurën e nderuar të mësuesit, por edhe gjithë punonjëseve të arsimit si edukatorë të brezit të ri dhe si kontribuues aktiv të zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë shqiptare.
Për të arritur deri tek ditët e sotme, pra që 7 marsi, apo ndonjë ditë tjetër, që kujton shkollën tonë shqipe, zanafillën dhe lindjen e saj, është dashur shumë kohë, kohë lufte e përpjekje të pa ndërprerë nëpër shekuj, për të mbijetuar gjuha jonë, kultura, historia, të zënit e shkrimit dhe këndimit shqip, mbijetesën tonë kombëtare etj. Jo pak herë gjatë historisë, lubi të ndryshme na kundërshtuan e luftuan për vdekje me qëllim që ta mbysnin ardhmërinë tonë. Armiqtë tanë na e mohuan gjuhën, shkrimin, kulturën, historinë, etnogjenezën, folklorin, kostumografin, toponimet, pagëzimet… duke na i zhdukur e duke i përvetësuar ato për vetën e tyre! Shumë nga manastiret dhe objekte tjera të kultit tonë, sot janë të zhdukura, ose përvetësuara nga pushtuesit tanë turq, serb, malazias, grek, bullgar etj. Gëzon fakti që populli ynë ka qenë lidhur për gjuhës, historisë dhe tokës së vet me rrënjë, po sikur lisi shekullor, kështu që rrugën e zhvillimit, përparimit dhe shkollimit, së bashku me ndjenjën e atdhedashurisë në gji e ka ruajtur e kultivuar me ngulm e fanatizëm për të arritur deri tek ditët e sotme. Jo pak popuj të globit tonë kanë tjetërsuar gjuhën, kulturën dhe historinë e vet, kanë tjetërsuar gjenezën nën presionin e pushtuesve dhe kolonizatorëve të shumtë gjatë shekullit të kaluar!
Popullin shqiptar, shumë nga shtetet fqinjë e kanë sulmuar pa reshtur, për ta tjetërsuar, por që nuk ia kanë arritur kurrë, ani pas ata ishin më të shumtë në numër, më të armatosur dhe të etur për të pushtuar… Në ishim më të vendosur, më të vetëdijshëm dhe shumë herë më të etur për liri! Një popull që është i vendosur dhe i vetëdijshëm për lirinë e vet, ai herë do- kurë, do të arrijë atë me forcat e veta, për të ecur triumfalisht e krenar drejt horizonteve të reja përparimtare.

Populli shqiptar, që nga lashtësitë, rrethuar me luftëra shekullor Iliro-Romake, Bizantine- mesjetare, gjysmë mileniumi luftë kundër Perandorisë Otomane e po aq e gjatë rezistenca jonë kundër lubive shoviniste Greko- Serbe. Të gjithë armiqtë tanë, kishin po të njëjtin qëllim: Që gjuha shqipe të mos shkruhet e flitet, që shqiptarët të zhduken e asimilohen, të shpërngulën e asgjësohen, në mënyrë që më vonë të mos figurojnë as si komb e as si etni! Kjo ishte “motoja” e armiqve tanë të cilët ngritën në këmbë hordhi të tëra, ushtri, suhari e kalorsi, armatim deri tek ky i fundi edhe me tanke e aviacion, vetëm e vetëm që të na zhduknin nga faqja e dheut!… por jo, janë shqiptarët ata që triumfuan kurdo herë, nga se e drejta për të jetuar të lirë në tokat tona shekullore ishte në anën tonë. Një pushtues, sa do i egër që mund të jetë, ai nuk mund të vras as edhe një herë aspiratën e një populli për liri- jo, as një herë! kështu që pa fajin tonë edhe sot, shumë nga kocat e pushtuesve tanë që kanë mbetur në tokat tona, nuk janë më shumë se pengu i ndërgjegjes së vrarë të të gjithë bizantëve, sulltanëve, perandorëve, krajlëve, tiranëve dhe diktatorëve të kohëve të ndryshme. Vetëm në saje të vendosmërisë sonë kemi arritur që as një herë të mos e mohojmë përkatësinë tonë kombëtare, na kanë prerë e vrarë, me pushkë e me pallë, zëri ynë ndër shekuj gjithherë e më shumë është ndier:
“ Jemi shqiptarë ore, jemi shqiptare!”….
Edhe sot e gjithë ditën, kujtojmë me respektin më të thellë të gjithë ata që u dogjën për t’i shndritur rrugët e gjuhës sonë të ëmbël, rrugët e shkronjave tona të bukura, rrugët e përparimit dhe edukimit të popullit tonë si: Buzuku, Bardhi, Budi, Bogdani, Todhri, Kazazi, Negovani, Luarasi, Logoreci, Derada, Mjeda, Vëllezërit Frashëri, Fishta, Noli e dhjetëra figura- ikona të gjuhës së ëmbël shqipe Të cilët themelet e gjuhës sonë i njomen edhe me gjakun e tyre!
Ai, dhe vetëm ai popull, që është i ngritur, i vetëdijshëm dhe i arsimuar di se ç’kërkon, di të luftojë, dhe di të fitojë lirinë e vet. Pikërisht mbi këtë bazë, pushtuesit tanë na kanë sulmuar, para së gjithash: shkollat, institucionet, akademitë, bibliotekat, muzetë dhe kultet e ritit shqiptar!
Sot, bota shqiptare, në saje të këmbëngulësisë së vet, ka me qindra e mijëra nxënës, studentë, profesor, magjistra, doktor, akademik e kandidat shkencash në lëmi të ndryshme, ushtarak, pra një armatë milionëshe intelektualësh… Nuk ka fuqi në botë më që mund ta mbys zërin e shqiptarit, këtë tanimë e ka kuptuar e tërë bota. Është më së e vërtetë se pozita e mësuesit sot në vendin tonë, kur po shkruajmë e flasim për 7 marsin, që shënohet në shenjë respekti për ta, pa dyshim së është e vështirë. Ne kemi besimin e patundur se edhe kjo shpejt do të kaloi, duke u nisur nga gatishmëria e mësuesve tanë që me një vetëdije të lartë kanë sfiduar, por që edhe sot po sfidojnë të gjitha pengesat që pushtuesi i hodhi në rrugën tonë të arsimimit të kombit. Mësuesi ynë dje dhe sot, po jap shumë nga vetja e tij, në mënyrë që brezi i ri të edukohet e nesër të jetë i gatshëm që të marrë frenat e atdheut në dorë, për të ngritur e përparuar atë. Mësuesi ynë sot, po bënë çmos që këtij brezi t’ia jap flakadanin e diturisë për të marshuar drejt ardhmërisë sonë të ndritur.
Mësuesit shqiptarë, janë ata që në kohërat më të vështira për kombin tonë, na mësuan ndër shekuj qëllimin e rrugëve tona të ndritura, ata janë faqja më e ndritur e historisë… Atyre, dhe vetëm atyre, që po mbajnë lartë dhe të pacenuar etikën dhe emrin e mësuesit! Mësues: Gëzuar dita e juaj, 7 marsi!

Kontrolloni gjithashtu

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË – X

-112- Për përdorim të kufizuar J C R Gray Esq                                                                                           Ambasada britanike FCO                                                                                                                     Beograd I …