Valon Murati: Sovraniteti dhe funksionaliteti i shtetit të Kosovës kalon përmes Kosovës Lindore

Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim, kërkon që çështja e Kosovës Lindore të përfshihet në dialogun më Serbinë

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë moment që ta përfshijë Kosovën Lindore në dialogun me Serbinë, meqë sipas tij, pas 100 vitesh është hera e parë që po ofrohet një mundësi e tillë. “Mendoj që interes i shqiptarëve dhe i Kosovës është që të përfshihet edhe Kosova Lindore, për një bisedë të balancuar me Serbinë”, ka thënë ai. “Që 10 vjet është folur vetëm për Kosovën, vetëm për serbët në Kosovë, është hera e parë që po na ofrohet mundësia që të flasim për Serbinë, për shqiptarët në Serbi”, ka thënë më tej ai. Moment historik e quan edhe Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Nacional për Shqiptarët. Sipas tij, ky moment duhet të lexohet drejt dhe vendbanimet shqiptare, Presheva, Bujanoci e Medvegja t’i bashkohen Kosovës. “Ajo që është e rëndësishme është se ky moment historik duhet të lexohet drejt pa marrë parasysh se po ngjallë frikë. Liderët tonë e kanë thonë që e don komplet në kufijtë kadastral mirëpo nuk janë ata që e përcaktojnë këtë. Në kuadër të kësaj duhet të përfshihen vendbanimet e shqiptarëve. Presheva, Bujanoci dhe Medvegja t’i bashkohen Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …