Për shkak të situatës në veri të Kosovës, anulohen aktivitetet në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Mbrojtësi i Evropës 23”

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka bërë të ditur se për shkak të situatës në veri të Kosovës, anulohen aktivitetet e parapara për sot në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Mbrojtësi i Evropës 23”. Në njoftimin e lëshuar me këtë rast nuk janë dhënë detaje të tjera për ndërprerjen e aktiviteteve. Nga 21 maji, Kosova është nikoqire e stërvitjeve më të mëdha ndërkombëtare në rajonin e Ballkanit, Mbrojtësi i Evropës 2023.

Ishte paraparë që këto stërvitje të zgjasin deri më 2 qershor dhe në to të marrin pjesë mbi 1.300 ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashku me 24.000 ushtarakë të 25 vendeve të NATO-s. Protestat e serbëve në veri të Kosovës, kanë bërë që këto aktivitete të anulohen.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …