Brickos

BSPK proteston të mërkurën në Prishtinë, duke kërkuar kushte më të mira për punëtorët në vendet e tyre të punës

Për herë të pas las luftës në Kosovë me rastin e 1 Majit protestojnë disa organizata punëtorësh

Edhe pse të paorganizuar në sindikata Dita e punëtorëve në Kosovë do të shënohet me shfaqjen e pakënaqësisë të grupeve të ndryshme të punëtorëve. Për ditën e sotme një grup i të rinjve kanë planifikuar të organizojnë një marsh protestues, në Prishtinë, për gjendjen e punëtoreve në sektorin privat. Po ashtu, edhe ish-punëtorët e kombinatit “SharrCem”, kanë paralajmëruar për sot një protestë. Marshi qytetarë në Prishtinë, sipas organizatorëve ka si qëllim vetëdijesimin e shoqërisë për nevojën e avokimit të të drejtave të punëtoreve. Organizimi fillon në Sheshin “Zahir Pajaziti” në ora 12:00 të mesditës dhe përfundon me një aksion simbolik pranë rrethojave të Qeverisë së Kosovës. Gjithashtu edhe ish-punëtorët e kombinatit “SharrCem”, kanë paralajmëruar protestë për këtë ditë. Ata do të kërkojnë nga institucionet më të larta në vend që të kërkojnë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit të kthejë kombinatin në duar të ish-punonjësve. Sipas njoftimit, punëtorët do të bashkohen te stacioni i hekurudhës në Han të Elezit, në orën 10:30, dhe do të vazhdojnë marshin drejt portës së Cimentores.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …