Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme e siguri, Josep Borrell, gjatë kësaj jave do të vizitojë Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, gjatë kësaj jave do të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Fillimisht, ai do të ketë takime me krerët e qeverive të këtyre dy shteteve, në kuadër të Këshillit të Stabilizim Asociimit. Ndërkaq, më 18 mars ai do të organizojë takimin midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut që e lehtëson blloku evropian. Burimet në BE thonë se vizitat në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut ishin planifikuar më herët, prandaj edhe kishte lindur ideja që pasi Borrell do të vizitojë rajonin, në Ohër të Maqedonisë së Veriut të zhvillohet takimi i radhës i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas një komunikate të lëshuar nga Shërbimi i veprimit të jashtëm të BE-së (EEAS), Borrell në Shqipëri do të qëndrojë më 15 dhe 16 mars, ndërsa në Maqedoninë e Veriut më 16 dhe 17 mars. Më 18 mars, ai do të organizojë rundin e ri të dialogut Kosovë-Serbi në Ohër, thuhet në këtë komunikatën e BE-së. (ReL)

Kontrolloni gjithashtu

Nazim Rahimi: Situata me pandeminë Covid-19 ka ndikuar në planifikimin e të hyrave në ARKEP

Kosova ende pa projektbuxhetin për vitin 2027, hendeku me Shqipërinë zgjerohet

Ndërsa Shqipëria planifikon buxhet prej 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, Kosova ende nuk ka …