Përfaqësuesi i Shoqërisë Civile, Albert Krasniqi, thotë se kryeministri Kurti në vazhdimësi ka përdorë gjuhë të rrezikshme, përçarëse

Përfaqësuesi i Shoqërisë Civile, Albert Krasniqi, thotë se kryeministri Kurti në vazhdimësi ka përdorë gjuhë të  rrezikshme, përçarëse. Ai  tha se “kur LDK-ja u krahasua me miza dhe mizat duhet të mbyten me duartrokitje, është thirrje për dhunë, që ishte në Pejë. Kjo është gjuhë e rrezikshme kur vije nga një njeri që është në pushtet”, tha ai. Gjuha e përdorur vazhdimisht gjatë gjithë qeverisjes së Kurti, ka qenë një gjuhë përçarëse ku vazhdimisht në sulm kanë qenë pjesëtarë të opozitës, biznesve, mediave dhe analistët që marrin pjesë në studio televizive, i ka projektuar si armiq të shtetit të cilët po e pengojnë zhvillimin e qeverisë dhe punët e mira që ata po përpiqen t’i bëjnë, tha, Albert Krasniqi duke shtuar  se politikanët duhet të jenë më të ndërgjegjshëm, sidomos ata në pushtet.

 

Kontrolloni gjithashtu

Dështimi i dhjetë me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të dhjetën herë radhazi, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të përmbyllë seancën konstituive, e …