Ramush Haradinaj

Përfaqësuesit ligjorë të Ramush Haradinaj kanë deponuar kërkesë për lirimin e tij me kusht

Zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i kanë konfirmuar Radios Evropa e Lirë se “përfaqësuesit ligjorë të zotit Haradinaj kanë deponuar tek autoritetet franceze kërkesën për lirimin e tij me kusht”. Zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj, tha se kërkesa është deponuar dhe pritet lirimi me kusht i zotit Haradinaj”. Një gjykatë franceze mori vendimin për ta mbajtur në paraburgim ish-kryeministrin e Kosovës, “deri sa Serbia ta bëjë kërkesën zyrtare për ekstradimin e tij”.

Kontrolloni gjithashtu

“Liria ka emër” paralajmëron peticion me një milion nënshkrime dhe grevë dhjetëminutëshe në ditë për vendimin e Hagës

Platforma “Liria ka emër” po përgatit tri aktivitete në kundërshtim me aktgjykimin dënues ndaj ish-krerëve …