Përfundon hartimi i draft rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba komunale për vitin 2024

Pas punës intensive të komisionit për hartimin e ndryshimit dhe plotësimit të rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba komunale të komunës së Malishevës për vitin 2024, ky komision, i përbërë nga zyrtarët e drejtorive përkatëse, e ka përfunduar punën e tij dhe tani rregullorja është e gatshme për procedim të mëtutjeshëm. Hartimi i kësaj rregulloreje, apo plotësim ndryshimi i saj, ka qenë i planifikuar dhe çdo vit, kjo rregullore, plotësohet dhe ndryshohet, varësisht nga ligjet dhe dokumentet tjera, të cilat i rregullojnë fushat e taksave, ngarkesa dhe gjobave komunale. Komisioni, e ka kryer punën e tij, duke e plotësuar rregulloren me ndryshimet e nevojshme, ndërsa tani pritet të vazhdohet me procedurat e tjera, para dërgimit të draftit, në Kuvendin e Komunës së Malishevës për miratim dhe hyrje në fuqi, në vitin 2024.

Kontrolloni gjithashtu

Disa shkolla vitiase përfitojnë robotë në kuadër të projektit Kosova Makers League

Nxënësit e komunës së Vitisë të shkollave të ndryshme fillore të mesme të ulët do …