Brickos

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, merr pjesë në javën e punimeve të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, merr pjesë në javën e punimeve të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ai do të kryesojë delegacionin shtetëror të Republikës së Shqipërisë, që do të marrë pjesë në javën e punimeve të këtij sesioni. Së bashku me kryetarët e shteteve e qeverive të 193 vendeve anëtare të OKB-së, Begaj do të mbajë fjalën, në cilësi kombëtare, në Debatin e Përgjithshëm të Asamblesë s ë Kombeve të Bashkuara. Gjithashtu, ai do të marrë pjesë në Forumin e Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm, i cili do të mbahet në Nju Jork, në vigjilje të Sesionit të 78-të të AP të OKB. Edhe në këtë forum, kryetari Bajram Begaj  do të mbajë fjalën, në emër të Shqipërisë, në Segmentin e dedikuar të Dialogut të Udhëheqësve, përkrah kryetarëve të delegacioneve zyrtare  të vendeve të tjera. Kryetari, Begaj  gjatë periudhës së qëndrimit në Nju Jork  do të zhvillojë edhe takime dypalëshe me krerë të tjerë shtetesh dhe zyrtarë të lartë amerikanë, por edhe me përfaqësues të shoqatave të diasporës shqiptare në Amerikë. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …