Përfunduan punët në kubëzimin e rrugës, “Xheladin Kutllovci”, në Iliridë të Mitrovicës

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, vizitoi lagjen Iliridë me rastin e përfundimit të punimeve në rrugën “Xheladin Kutllovci”, ku u prit nga qytetarët e kësaj lagjeje dhe u vlerësua lartë angazhimi i vazhdueshëm i tij për përmirësimin e infrastrukturës së kësaj lagjeje dhe Mitrovicës në tërësi.

Kryetari Bahtiri theksoi që është përgjegjësi dhe njëkohësisht nderë që t’iu shërbejë qytetarëve që i kanë besuar mandatin e udhëheqësit të komunës.

Drejtori i Infrastrukturës , Besnik Beka, tha se po vazhdon procesi i mbështetjes së kërkesave të banorëve për rregullimin e rrugëve dhe rrugicave në qytet, ku me një përqindje participon edhe vet komuniteti, siç është rasti me  rregullimin e rrugës “Xheladin Kutllovci”.

Po ashtu, përfaqësuesit e lagjes u shprehën të kënaqur më investimet që komuna ka bërë në këtë pjesë të rëndësishme të qytetit. Ata vlerësuan lartë ndryshimet që po bëhen në Iliridë, ndryshime këto që kanë lehtësuar jetën e qytetarëve.

Rregullimi i kësaj rruge në gjatësi prej 200 metra është një nga projektet që janë realizuar në bashkëpunim me qytetarë,të cilët kanë participuar me një shumë të mjeteve. Kostoja totale e projektit në fjalë, për  kubëzimin  e rrugës arrin shifrën 14,500.00 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …