Më shumë se 200 mijë njerëz janë evakuuar nga qendrat tregtare, stacionet e trenave dhe universitetet, në Moskë

Përhapja e fundit e virusit në Rusi ndërlidhet me hezitimin e rusëve për t’u vaksinuar

Mediet në Rusi njoftojnë për shtim të rasteve nga virusi korona si dhe përfundimin e tyre me fatalitet. Autoritet shëndetësore njoftojnë se ka një dyfishim të numrit të rasteve krahasuar me fillimin e muajit dhe kanë shtuar se ka raste kur vetëm brenda një dite regjistrohen deri në afër 22 mijë persona të infektuar me virusin korona. Autoritetet ruse kanë thënë se shpërthimi i ri i virusit ndërlidhet me hezitimin e rusëve për t’u vaksinuar. Kryetari i Moskës Sergei Sobyanin, ka paralajmëruar se vaksinimi kundër koronavirusit do të jetë i detyrueshëm për 60 për qind të punëtorëve në sektorin publik. Pritet që 17 rajone tjera do të marrin vendime të ngjashme. Ndërkohë, Moska dhe rajone tjera, po ashtu kanë rritur kufizimet në lëvizje. Prej javës së kaluar, banorët e Moskës, mund të marrin shërbime në restorante dhe bare, vetëm nëse kanë dëshmi të vaksinimit, test negativ për koronavirus, apo certifikatë se kanë kaluar sëmundjen COVID-19, që shkakton ky virus, në gjashtë muajt e fundit.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …