Përkujtohen 28 dëshmorët dhe 32 martirët e rënë më 9 prill 1999

Në dy tubime përkujtimore të ndara, në “Lagje të Re” dhe “Rakoc”, janë përkujtuar në 18-vjetorin e rënies 28 dëshmorë të kombit dhe 32 martirë, të rënë më 9 prill të vitit 1999, me këtë rast kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim ILazi në fjalën e tij ka thënë se edhe sivjet na bashkoi përvjetori i rënies heroike të dëshmorëve të kombit e martirëve.” Sot është një ditë dhembje, por edhe krenarie. Të rënët e bënë historinë, ndërsa neve na dhanë mundësinë që të shkruajmë atë. Ne mund të kemi keqkuptime e mospajtime të ndryshme, por busull për orientimin tonë drejt rrugës më të mirë janë përmendoret dhe lapidarët e të rënëve të vendit tonë” tha mes tjerash Kryetari Ilazi. Në tubimin në Lagje të Re, në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës foli Shefket Troni, i cili çmoi lartë kontributin e të rënëve për lirinë e vendit, ndërsa tha se ne duhet punuar që amanetin e tyre a qojmë në vendin që ata e ëndërruan. Në emër të familjeve të dëshmorëve, të pranishmit i ka falënderuar Azem krivanjeva, babai i dëshmorit Raif Krivanjeva. Ndërkaq Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së Hajrush Kurtaj foli më gjerësisht për Betejën e Rakocit. “ UÇK-ja, kishte marrë përgjegjësi të paguante çmimin më të lartë për lirinë e popullit të Kosovës. Ushtria serbe kishte kohë që kishte planifikuar një skenar vrasës kundër qytetarëve të Kaçanikut. Pas humbjeve të njëpasnjëshme që pësuan në beteja të shumta, ato grumbulluan forca të mëdha dhe rrethuan qytetin e Kaçanikut duke sulmuar popullatën civile në Rakoc” tha mes tjerash Kurtaj duke përmendur në fund emrat e gjithë të rënëve të Betejës së Rakocit. Manifestimin në Rakoc e përshëndeti edhe Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku, i cili shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës ndaj vlerave të luftës. Ndërkaq në emër të familjeve të dëshmorëve pjesëmarrësit i ka falënderuar Jetmir Zeneli- djali i dëshmorit Muhamet Zeneli. Pranë pllakave përkujtimore e të rënëve janë vendosur kurora lulesh, ndërsa më pas janë bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve. Në Betejën e 9 Prillit, në “Lagje të Re” ranë dëshmorët: Izahir Troni, Mynyr Thaçi, Remzi Zharku, Blerim Raka, Habit Dullovi, Raif Krivanjeva, Fatmir Horuni, Sylejman Kuka dhe Burim Rexha, ndërsa në Betejën e “Rakocit” ranë heroikisht dëshmorët: Fadil Çaka, Nehat Çaka, Faruk Dogani, Muhamet Zeneli, Ilir Zharku, Nexhmush Elezi, Luminije Raka, Jehona Raka, Emsale Frangu, Abdurrahim Shehu, Reshat Shehu, Daut Rakoci, Kjani Bela, Shefket Fera, Nexhmi Fera, Adem Rakoci, Nevzat Çallaku, Mukadeze Muhaxheri-Lika dhe Kadri Trena.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …