Përkujtohen dëshmorët Gursel e Bajram Sylejmani

Në 23 vjetorin e rënies dëshmorë në betejën e Jezercit, janë përkujtuar vëllezërit Gursel e Bajram Sylejmani nga Sadovina e Vitisë, të cilët ishin pjesë e luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, organizatat e dala nga lufta, drejtorët e drejtorive komunale, si dhe qytetarë të tjerë kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh pranë busteve të tyre para shtëpisë së kulturës në Viti, e cila mbanë emrin e tyre, si dhe në memorialin “ Gursel e Bajram Sylejmani”, në fshatin e lindjes së tyre. Kryetari Haliti, në fjalën e rastit tha se populli ynë gjatë këtij rrugëtimi pati shumë personalitete me vlera të larta, me tipare dhe karakteristika tepër humane, fisnike dhe padyshim tepër të guximshme siç ishin vëllezërit Sylejmani, dhe bashkëluftëtarët e tyre. Me këtë rast janë ndarë mirënjohje edhe për dy kontribuuesit e palodhshëm, Nuhi Ibushi për kontributin e dhënë në vitet e 90-ta, konkretisht në shfrytëzimin e shtëpisë së tij në zgjedhjet demokratike si dhe për lëshimin e shtëpisë për shkollë. Po ashtu, me mirënjohje është nderuar edhe Ahmet Musliu, për mirëmbajtën e kompleksit memorial “Gursel e Bajram Sylejmani”.

Fotografia e Komuna e Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

44 mësimdhënës të arsimit fillor (niveli 1-5) ndjekin trajnimin për karrierë

Nën organizim të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, të mërkurën ka …