Brickos

Në Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Ferizajt, kryetari Aliu me bashkëpunëtor bënë Homazhe tek varrezat e dëshmorëve

Në Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Ferizajt, kryetari i komunës Agim Aliu me bashkëpunëtor, familjarë të Dëshmorëve, veteran dhe qytetarë tjerë, kanë nderuar, kujtimin, veprën, sakrificën sublime, fisnikërinë e atdhedashurinë e më të ndriturve, Dëshmorëve të Kombit! Kryetari Aliu me këtë rast ka thënë se, themelet e Kosovës u ngritën me gjakun e tyre, që sot, burra e gra, të moshuar e të rinj, të marrin frymë lirshëm në tokën stërgjyshore. E liria vërtet ka emër, ka emrin e secilit Dëshmorë të Kombit, ka emrin e çdo beteje për liri, ka emrin e lavdinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit e të rënëve për liri!

Respekt sa të jetë jeta, familjeve të Dëshmorëve të Kombit!

Urime Dita e Dëshmorëve të Komunës së Ferizajt! Tha kryetari Aliu.

Fotografia e Agim Aliu

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …