Përkujtohen heronjt Fehmi e Xhevë Lladrovci, në 21 vjetorin e rënies së tyre

Në shënim të 21 vjetorit të rënies së heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovci, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, drejtor të drejtorive komunale, asambleistë, si dhe i shoqëruar edhe nga kryetari i Komunës së Drenasit me stafin e tij dhe shumë delegacione nga vendi, kanë bërë homazhe dhe kanë venë kurora me lule pranë shtatorëve të Fehmi e Xhevë Lladrovcit në Drenas dhe në varrezat e Dëshmorëve në fshatin Gllanasellë. Ndër të tjera kryetari Jashari ka theksuar: “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, ishin ndër figurat kyçe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në përvjetorin e rënies së tyre, për të kujtuar heroizimin e tyre drejt rrugës për Liri, bëmë nderime, së bashku me kryetarin Ramiz Lladrovci, nënkryetarin Nuredin Lushtaku, deputetë, asambleistë dhe qytetarë, pran shtatorës së tyre në Drenas dhe në varrezat e fshatit Gllanasellë.

Lavdi jetës dhe veprës heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovci!

Lavdi të gjithë dëshmorëve të rënë për Liri!”

Kontrolloni gjithashtu

Të premtën me 24 tetor në Deçan mbahet Festivali i Gështenjës

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …