Përkujtohet 72-vjetori i gjenocidit grek në Çamëri

Përkujtohet 72-vjetori i gjenocidit grek në Çamëri

Është përkujtuar 72-vjetori i gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Me këtë rast, në varrezat e fshatit Xarrë të Sarandës, PDIU dhe Shoqata ‘Çamëria’ kanë vendosur kurora lulesh në përkujtim të grave, burrave e fëmijëve të vrarë nga shteti grek. Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi kërkoi ngritjen e një monumenti në kujtim të pafajshmëve që humbën jetën. “Nuk mund të ketë varreza greke në tokën tonë, nëse nuk nderohen viktimat e genocidit grek në vatrat e tyre amtare”, ka thënë Idrizi. Poashtu, kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Uniteti bëri me dije nisjen e regjistrimit të promnave dhe shqiptarëve të Çamërisë që kanë humbur jetën.

Kontrolloni gjithashtu

Dy diplomatë dhe një gjeneral amerikan dëshmojnë në Hagë gjatë nëntorit

Në fillim të nëntorit, Gjykata Speciale në Hagë do të presë disa dëshmitarë të nivelit …