Në Shkup vendoset përmendorja e Nexhat Agollit

Në Shkup vendoset përmendorja e Nexhat Agollit

Pas një zgjatje disa vjeçare, dje në Shkup është vendosur përmendorja e tretë shqiptare në kuadër të projektit ‘Shkupi 2014’. Përmendorja e Nexhat Agollit është vendosur në afërsi të ndërtesës së Telekomit në sheshin ‘Maqedonia’. Kjo është përmendorja e tretë shqiptare në mesin e qindra sosh nga historia sllave që kanë uzurpuar qendrën e Shkupit. Përmendorja e humanistit shqiptar, Pjetër Bogdani gjendet përballë Kuvendit të Maqedonisë, kurse ajo e rilindësit, Josif Bageri është e vendosur në afërsi të Teatrit të Maqedonisë. Përndryshe, Nexhat Agolli ka qenë një nga figurat më të spikatura shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore në Maqedoni. I lindur me 1914 në Dibër, Agolli kishte studiuar në Romë, ku për një kohë pati shërbyer edhe si profesor universitar. Ai iu bashkëngjit radhëve të Lëvizjes Nacional-Çlirimtare Shqiptare, ndërkohë që u bë një nga figurat kryesore anti-fashiste në Maqedoni. Aktiviteti i tij u bë halë në sy për strukturat e UDBA-s, të cilët në prill të vitit 1949 e burgosën e dy muaj më vonë e pushkatuan me pretekstin se ishte kundërshtar i pakompromis i fraksionit të Titos.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …