Përkujtohet jeta dhe vepra e albanologut dhe medievistit kroat, Milan Shuflaj

Përkujtohet jeta dhe vepra e albanologut dhe medievistit kroat, Milan Shuflaj

Nën organizimin e Institutit për Studime Gjeopolitike dhe Siguri dhe Institutit Albanologjik të Prishtinës, në Bibliotekën Kombëtare ‘Pjetër Bogdani’ u mbajt një akademi përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së albanologut dhe medievistit kroat, Milan Shuflaj. Studiuesi, Muhamet Mala bëri një shpalim përmbledhës të kontributit të jashtëzakonshëm të Shuflajt në studimet albanistike. Sipas tij, “Shuflaj e vuri historinë në shërbim të së vërtetës por edhe mirëkuptimit mes popujve”. Më tej, Mala vuri në dukje angazhimin e palodhur të studiuesit kroat për ndriçimin e mesjetës në trevat arbërore, sidomos për katolicizmin verior, të cilin Shuflaj e shihte si pjesë integrale të kulturës evropiane. Poashtu, Shuflaj me shkrimet e tij i ishte kundërvënë fuqishëm pretendimeve serbe mbi Shqipërinë, duke treguar falsitetin e argumenteve serbe. Albanologu kroat për këto studime do të bëhej viktimë tragjike e organizatave ekstremiste serbe. Ndërkaq, drejtori i Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi foli për figurën e Shuflajt, duke nënvizuar kulturën e tij erudite dhe njohjen e shumë gjuhëve që i mundësuan atij të depërtonte në veçantitë e botës shqiptare, duke pahëtuar vijimësinë nga kohërat e lashta. . rkl/

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …