Përmes artit dhe kulturës sfidojmë mentalitetin patriarkal të shoqërisë

Nën organizimin e Artpolis, Këshillit të Veprimit Rinor Lokal dhe në bashkëpunim me Zyrën për Barazi Gjinore e sektorit të rinisë në Malishevë, u mbajt trajnimi me temën:” Edukimi i grave të reja mbi feminizmin”. Projekti ”Edukimi i grave të reja mbi feminizmin”, do të  ndikojë në zhvillimin e kapaciteteve dhe konsolidimin e infrastrukturës së tij, për këtë qëllim, mbështetja e marrë nga EJA do të orientohet kryesisht në shtyllën e parë programore të organizatës që do të thotë.  ”Bashkë – ndërtimi”, i lëvizjes feministe duke sfiduar mentalitetin patriarkal në shoqëri përmes artit dhe kulturës, njëherit priten përmirësime në qeverisje dhe menaxhimin e përgjithshëm të cilat do të ndikojnë pozitivisht në shoqërinë tonë në të drejtat e qytetarëve, me theks të veçantë, të drejtës për punë, pronë dhe pagë të dinjitetshme për pozita të njëjta si dhe kualifikime akademike të barabarta. Në përmbyllje të trajnimit pjesëmarrësit u pajisën me certifikata.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …