Përparim Gruda: Kjo qeveri s’ka dëshirë që të zbardhet rasti, Dehari, sepse ajo insiston ta bind opinionin se ai është vrarë

Zyrtari i latë i PDK-së, Përparim Gruda, ka folur edhe për rastin e përfshirjes nga zjarri të një pjese të Institutit Mjeko Ligjor. Ai ka thënë se është përgjegjësi e Ministrisë së Drejtësisë dhe ministres Albulena Haxhiu ajo çfarë ka ndodhur në IML, meqë aty është dashur të ketë sistem kundër zjarrit por s’ka pasur. Pyetja është sot, institute menaxhohet nga Ministria, është përgjegjësi e ministres. Është dashur të ketë sistem kundër zjarrit, por s’ka pasur. Këtë e menaxhon ministrja”, ka thënë Gruda. Ai ka thënë se në IML gjenden edhe mostrat e rastit të Astrit Deharit, rast që sipas Grudës “është keqpërdorur më së shumti. Kjo qeveri s’ka dëshirë që të zbardhet rasti Dehari. Një hipotezë e imja është kjo, që nga një hetim i pavarur dhe i drejt mund të dalë që Astrit Dehari  nuk është vrarë. E këtyre politikisht iu duhet i vrarë. Këta e thonë përditë është vrarë, është vrarë, është vrarë. Këta janë partia shtet dhe sillen ashtu. Kur e thonë këta, ai i bie që është vra, por si është e mundur që vetëm këta e dinë që është vra, por s’mund ta bien një vendim të fundit që mund ta vërtetojë pohimin e tyre, ka thënë Përparim Gruda.

Kontrolloni gjithashtu

Lulzim Basha

Kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha, ka deklaruar se Gjykata Speciale u themelua, me vullnetin e krerëve të UÇK-së

Kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha,  ka deklaruar se  Gjykata Speciale u themelua, me …