leoni

Gordan Radman: Kroacia ka marrë një masë reciproke, duke shpallur “non grata” zyrtarin ambasadës serbe në Kroaci

Gordan Radman: Kroacia ka marrë një masë reciproke, duke shpallur “non grata” zyrtarin ambasadës serbe në Kroaci

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grliq Radman ka folur sot për dëbimin e diplomatit kroat nga Serbia. Sipas burimeve të mediave, Kroacia po dëbon diplomatin serb, Petar Novakoviq. “Ne prisnim një përshkallëzim, por jo një lëvizje kaq radikale, që nuk është e zakonshme”, ka thënë Grliq Radman me rastin e dëbimit të diplomatit kroat, sekretarit të parë të ambasadës kroate në Serbi, Hrvoj Snajder. Grliq Radman tha se Kroacia ka marrë një masë reciproke. Kemi vendosur që këshilltarin e ambasadës serbe në Kroaci ta shpallim persona non grata. Nota i është dorëzuar ambasadorit dhe në të thuhet se këshilltari duhet të largohet nga territori i Republikës së Kroacisë”, tha ai. e nevojshme të arsyetohen. Nuk i dimë arsyet e vendimit, gjë që është edhe më shqetësuese”, tha ai. I pyetur për tabloidet serbe që shkruanin se një diplomat kroat u dëbua me akuzën e spiunazhit, ai tha se “Diplomati nuk u dëbua nga mediat, por nga Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë”. Ai po ashtu tha se refuzojnë arsyet për dëbimin e diplomatit kroat nga Serbia.

Kontrolloni gjithashtu

Konfirmohet zyrtarisht se Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin …