Smajl Latifi: 28 NËNTORI, data simbol që sot, nesër dhe gjithmonë na bënë krenarë si shqiptarë

Pjesëmarrës në pritjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës e me ftesën e ambasadorit Shst. Petrit Malaj, për nder të festës sonë kombëtare të 28 NËNTORIT.
Festë kjo frymëzuese për breza e breza ndër shekuj, që nga 28 NËNTORI 1443, ku Gjergj Kastrioti – Skenderbeu ngriti flamurin kuq e zi në Krujë, 28 NËNTORI 1912 ku Ismail Qemali shpalli pavarësinë kombëtare, vuri themelet e shtetit modern shqiptar dhe ngriti flamurin kuq e zi në Vlorë, për të vazhduar me gjithë përpjekjet dhe qëndresën e pandërprerë për luftën për çlirimin dhe forcimin e shtetit dhe kombit shqiptar, në luftën e parë dhe të dytë botërore dhe pas saj, e dëshmuar përmes qëndresës së pashembullt përballë pushtuesve e shkelësve të këtij trualli që kishin për qëllim të mohonin e zhbënin qenien shqiptare, duke na vrarë e gjymtuar, përndjekur e dëbuar, porse si një fill i kuq gjithnjë e në çdo etapë, betejat për liri e për bashkim, për flamurin kuq e zi, ishin të pandalshme, të ashpra dhe heroike, deri në lindjen e UÇK-së po më 28 NËNTOR 1997, prijësi i të cilës, Kryetrimi Adem Jashari, u lind më 28 NËNTOR 1965, që për të njëjtat ideale dhe qëllime me luftën e armatosur çlirimtare kundër pushtuesit, me qëndresë dhe sakrifica të mëdha, ujiti me gjak lirinë e cila erdhi në qershorin e vitit 1999, që burim të pashterrshëm frymëzimi kishte 28 NËNTORIN, datën simbol që sot, nesër dhe gjithmonë na bënë krenarë si shqiptarë dhe na obligon të punojmë për atdheun, kombin dhe shtetin.
Urime dhe gëzuar për 28 NËNTORIN!🇦🇱

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …