Përparim Rama: Kryeministri Albin Kurti nuk qeverisë por lufton për pushtet e jo për shtet

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme. Ai ka theksuar se kryeministri Albin Kurti nuk qeverisë por lufton për pushtet e jo për shtet. “Kjo është një lojë politike e padrejtë e Albin Kurtit. Domethënë ai nuk do me qeverisë, domethënë ai do derisa ai është në pozitë, pra vetëm e ka pushtetin, lufton për pushtet, jo për shtet, jo për qytetarë. Pra ka mund me gjetë zgjidhje, ka pas 51% të votës së qytetarëve. Pra, i shfrytëzon qytetarët për me mbajt pushtet. Nuk e shfrytëzon pushtetin për me i ndihmu qytetarët”, ka deklruar mes tjerash kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që qasjen në gazin e lëngshëm natyror n

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që qasjen në …