26 shkurti i vitit 1936 shënon lindjen e Simbolit të Rezistencës kombëtare shqiptare, Adem Demaçi

Personalitete të shumta dhe qytetarë liridashës e përkujtojnë Simbolin e Rezistencës sonë Kombëtare, Adem Demaçi

Personalitete të shumta po përkujtojnë simbolin e rezistencës sonë kombëtare, Adem Demaçi në dy-vjetorin e ndarjes nga jeta. Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka shkruar se Adem Demaçi kurrë nuk u step prej frikës, kurrë nuk u mposht prej dhimbjes, kurrë nuk u ligështua prej trysnisë. Me thjeshtësi e qartësi të madhe intelektuale, me lakonizmin karakteristik, ai gjithnjë thoshte të vërteta therëse. Kryetari i Nismës Socialdemokrarte, Fatmir Limaj, ka shkruar se bac Adem Demaçi qëndroi i pathyer prapa grilave për gati tri dekada, në mbrojtje të së drejtës për liri dhe pavarësi, ruajtjes së identitetit kombëtar shqiptar në ish-Jugosllavi. Qytetarët e Kosovës për jetë e mot gjithmonë do ta nderojnë dhe kujtojnë jetën dhe veprën e bacës Adem.

Adem Demaçin e përkujtojnë edhe të gjithë të burgosurit politikë. Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës, edhe pse kishte bërë përgatjtje e duhura, nuk arriti ta shënojë këtë datë me rëndësi kombëtare, për shkaqe objektive të pandemisë. Demaçin sot e përkujtojnë të gjithë liridashësit e Kosovës. Me analiza, studime e shkrime e ka përkujtuar edhe Radio-Kosova e Lirë, TV-Dielli dhe disa prej medieve.

Kontrolloni gjithashtu

Zoran Milanoviq, ka konfirmuar mbështetjen e vendosur të Kroacisë për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian

Kryetari i Kroacisë,  Zoran Milanoviq, ka konfirmuar mbështetjen e vendosur të vendit të tij  për …