Përvjetori i Pavarësisë, bëri bashkë me një foto, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Kosovës, Albin Kurti

Me një ceremoni tashmë tradicionale në qytetin e Vlorës, është ngritur edhe flamuri kuqezi në përkujtim të 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Me këtë rast pjesëmarrës kanë qenë personalitetet  kryesore shtetërore nga Shqipëria  por edhe nga Kosova. Homazheve fillimisht i pa prirë, kryetari i  Republikës, Bajram Begaj, i pasuar nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Po  ashtu përvjetori i Pavarësisë,  ka bërë bashkë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Kjo  ka qenë vetëm prania e tyre fizike,  sa për një foto. pasi të dy kryeministrat nuk janë parë të shkëmbejnë biseda, as të takohen, kanë mbajtur edhe një distancë njëri nga tjetri, duke lënë mes tyre kryetarin Bajram  Begaj dhe kryekuvendaren, Lindita Nikolla.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …