Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shënuar me një postim të tij ditëlindjen e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, Në profilin e tij zyrtar, Edi Rama ka shkruar se 68 vite më parë Adem Jashari erdhi në këtë botë, pikërisht në Ditën e Flamurit. 68 vite më parë ADEM JASHARI erdhi në këtë botë, në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë duke e lënë trupin pa jetë, si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar, e duke e ngjitur shpirtin në Altarin Qiellor të Heronjve të Kombit”, ka nënvizuar në postimin e tij, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në përkujtim të ditëlindjes së Komandantiti legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Shaban Jashari.
Kontrolloni gjithashtu
Sllavko Simiq zbulon bisedat dhe marrëveshjet e Mimoza Kusarit me Millan Radojçiqin në vitin 2022
Ish-deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq, ka sjellë në qendër të vëmendjes rikthimin e diskutimeve …