Petar Petkoviq: Policët e Kosovës janë arrestuar në afërsi të Rashkës, në Serbi, 10 km larg kufirit

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka deklaruar për mediet se njësitet anti-terror të xhandarmërisë serbe më 14 qershor kanë arrestuar tre zyrtarë të njësive speciale të Policisë së Kosovës, që sipas tij ishin të armatosur. Ata u arrestuan në orën 12:38 në thellësi të territorit të Serbisë qendrore, në fshatin Gnjillica në afërsi të Rashkës”, Rashka gjendet në jugperëndim të Serbisë, rreth 10 kilometra nga kufiri me Kosovën. Policia e Kosovës thase tre zyrtarë të saj dyshohet se janë rrëmbyer nga trupat serbe thellë brenda territorit të Kosovës.  Dëshiroj të theksoj se pjesëtarët e policisë sonë nuk kanë shkelur në territorin e Kosovës dhe nuk kanë shkelur as rezolutën 1244 të KS-OKB-së dhe as marrëveshjen ushtarako-teknike të Kumanovës, për shkak se nuk kanë kaluar vijën administrative. Ata që kanë shkelur këto marrëveshje ndërkombëtare janë pikërisht pjesëtarë të Policisë së Kosovës”, tha  Petar Petkoviq dhe sqaroi se Serbia është e gatshme të ofrojë të gjitha provat, ndërsa kërkoi hapjen e një hetimi ndërkombëtar, nëse është e nevojshme.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: Nuk është hera e parë që qeveria tenton të kontrollojë mediat dhe gazetarët

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili është anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet …