Peter Stano

Peter Stano ka kërkuar Kosova dhe Serbia të përmbahen nga veprimet apo thirrjet qe e tensionojnë situatën edhe më shumë

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka reaguar për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës. Ai ka thënë se BE është në kontakt me Kosovën, Serbinë dhe KFOR-in për të kuptuar më shumë rreth ngjarjes së ndodhur këtë të mërkurë. Peter Stano  ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të përmbahen nga veprimet apo thirrjet qe e tensionojnë situatën edhe më shumë. “Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo reagim që mund të kontribuojë më tej në ngritjen e tensioneve. Ne përsërisim thirrjen e BE-së për de-përshkallëzimin e menjëhershëm dhe vendimtar”, ka deklaruar Stano.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …