Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

Peter Stano: Amerika, Bashkimi Evropian dhe Anglia këmbëngulin që Kosova ta themelojë Asociacionin

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka deklaruar e Kosova duhet ta zbatojë urgjentisht detyrimin shumëvjeçar për themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe në vend dhe paralajmëroi se ajo do të përballet me pasoja në rrugën e saj drejt BE-së, nëse dështon ta bëjë këtë. Ai tha se themelimi i Asociacionit është detyrim për Kosovën dhe kjo është përsëritur disa herë nga Bashkimi Evropian në nivelin më të lartë, atë të liderëve evropianë. Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Por, më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën. Në fund të vitit të kaluar, bashkësia ndërkombëtare ua paraqiti palëve një draft për statutin që do të kishte ky asociacion. Stano e përsëriti se themelimi i Asociacionit lidhet me përparimin e Kosovës në synimin e saj për t’u bërë pjesë e bllokut. Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe vazhdojnë të ngulin këmbë se Kosova është e detyruar ta themelojë Asociacionin.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …