Petrit Dibrani

Petrit Dibrani: I riu nga Vushtrria dhe arti i tij, magjepsës!

Afrim Pantina nga qyteza e lashtë e Vushtrrisë, një banakier profesionist dhe arti nga duart e tij është shumë, kënaqësi për tu parë dhe kafeja për tu shijuar!

Sikur ky i ri profesionist si banakier në lëminë e gastronomisë të jetonte dhe punonte në ndonjë vend stabil evropian, sigurisht trajtimi i tij do ishte, krejt ndryshe.

Një i ri si Afrim Pantina me këtë profesionalizëm dhe artin magjepsës të humb rininë, duke punuar për një pagë qesharake më besoni se nuk është aspak faji i tij, pse kërkon të largohet nga Atdheu për një pagë të dinjitetshëme dhe sigurisht për një jetë më të mirë.

Republika, respektivisht institucionet përkatëse DUHET, urgjentisht të fillojnë me një plan konkret, fillimisht për bisneset e vogla dhe të mesme për t’ju mundësuar që edhe pagat e punëtorëve të jenë më të dinjiteshëme dhe të mos e humbim motorrin e shtetit që janë të rinjët.

Trajtimi dhe mos respektimi i punës dhe angazhimit të punëtorëve në sektorin privat e ka bërë të pa durueshëm, punën dhe jetesën e të rinjëve në Kosovë.

Reflektoni dhe veproni se është bërë shumë vonë, ç’do ditë ka tentim për ikje nga Kosova.

Reagoni se do mallkoheni!

Kontrolloni gjithashtu

Ilaz Kodra

Ramush Haradinaj: Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama

Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra …