Petrit Dibrani

Petrit Dibrani: Regjimi, kriminel, gjenocidial i Millosheviqit, ka kryer masakra dhe spatrim etnik në Kosovë

Regjimi, kriminel, barbar, shovinist, gjenocidial i kryekriminelit serb Sllobodan Millosheviq, ka kryer masakra dhe ka bërë, spatrim etnik në Kosovë.

Vrasjet e shumta dhe të kidnapuarit, gjatë luftës së fundit në Kosovë, nga Ushtria, policia dhe paramilitarët serb, ndaj civilëve të pa armatosur shqiptar….!

Në këtë luftë u dëbuan 800,000 shqiptarë nga territoret e tyre, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët qytetarë të thjeshtë. Mbi 10.000 gra të dhunuara dhe gjatë luftës, janë kidnapuar rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara!….

Kriminelët të cilët, kanë qenë pjesë e krimeve të kryera në Kosovë.

 Slobodan Milošević

 Momir Bulatović

 Dragoljub Ojdanić

 Svetozar Marjanović

 Nebojša Pavković

 Vlastimir Đorđević[27]

 Vladimir Lazarević[28]

 Radovan Lazarević[29]

 Božidar Delić[30]

 Radoslav Mitrović[28]

 Milorad Nisavić[28]

 Ramiz Popović[28]

 Franko Simatović

 Milorad Ulemek

 Ljubinko Đurković[31]

 Goran Radosavljević

 Sreten Lukić

Ushtria Çlirimtare e Kosovës:

Ka mbrojtur, pragun e shtëpisë.

Ka mbrojtur, civilët e pa armatosur.

Ka ndaluar, së bashku me Aleancën Nato, spastrimin etnik të shqiptarëve, nga trojet e tyre.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, është e dëshmuar edhe para faktorit ndërkombëtar, se ka bërë luftë të drejtë dhe të pastër Çlirimtare.

Kontrolloni gjithashtu

Ndërsa Shqipëria ecën drejt një epoke të re zhvillimi, ka ende forca politike që duket se nuk mund të jetojnë pa krizën. Sa herë ndërtohet një rrugë, ata shohin një arsye për protestë. Sa herë shtohet numri i turistëve, ata kërkojnë një arsye për tension. Sa herë Shqipëria afrohet më pranë Evropës, ata shpallin fundin e saj. Është sikur e ardhmja e vendit t'i shqetësojë më shumë sesa e kaluara e tij. Organizatorët e protestave të përhershme në Tiranë paraqiten si "zëri i popullit" nga Prishtina,Tetova e "diaspora", por shpesh ngjajnë më tepër me zërin e pakënaqësisë së manipuluar dhe në thelb të paguar nga qarqe që janë kundër përparimit të Shqipërisë. Programi i tyre politik duket i përmbledhur në një fjali të vetme: të kundërshtojnë çdo gjë që ndërtohet. Për ta, suksesi është problem, sepse suksesi ua rrëzon narrativën e katastrofës. Në anën tjetër qëndron Edi Rama, figura që përkrahësit e tij e shohin si arkitektin e transformimit modern të Shqipërisë. Nën drejtimin e tij, vendi ka fituar një profil më të lartë ndërkombëtar, ka njohur rritje të turizmit dhe ka avancuar në procesin e afrimit me Bashkimin Evropian. Për mbështetësit e tij, Rama përfaqëson vizionin e një Shqipërie të re që nuk rri peng i konflikteve të së shkuarës, por synon të konkurrojë në Evropën e shekullit XXI. Satira e madhe e politikës shqiptare është se ata që flasin më shumë për patriotizëm,që shpesh e paraqesin Shqipërinë si një vend pa shpresë, ndërsa ata që akuzohen çdo ditë vazhdojnë të ndërtojnë, të promovojnë dhe të përfaqësojnë vendin në arenën ndërkombëtare. Patriotizmi nuk është të shpallësh katastrofë në çdo konferencë shtypi; patriotizmi është të krijosh kushte që qytetarët të jetojnë më mirë dhe që vendi të ecë përpara. Sot Shqipëria nuk ka nevojë për profetë të rrënimit. Ka nevojë për ide, për investime, për stabilitet dhe për besim në vetvete. Ka nevojë për njerëz që ndërtojnë ura, jo barrikada; që hapin horizonte të reja për zhvillim ekonomik, jo plagë të reja politike. Historia shpesh i ndan aktorët politikë në dy kategori: ata që ndërtojnë dhe ata që pengojnë. Mbështetësit e Edi Ramës besojnë se ai do të kujtohet si pjesë e brezit që kërkoi ta modernizonte Shqipërinë, ndërsa kundërshtarët e tij rrezikojnë të mbeten në kujtesë si njerëzit që luftuan më shumë si kundërshtarë të zhvillimit të Shqipërisë, sesa për të ardhmen e vendit. Selajdin Abdullahu 07.07.2026

Selajdin Abdullahu: Protestat në Tiranë, kundër zhvillimit të Shqipërisë!

Ndërsa Shqipëria ecën drejt një epoke të re zhvillimi, ka ende forca politike që duket …