Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: PO NA SERVIRET NJË PËRGJUMJE APO PO BIEM NË KURTHIN SERB TË LUFTËS SPECIALE

Procesi i rinisur i dialogut nën kryesimin e kryeministrit Hoti edhe përkundër penalizimit që Gjykata speciale ia bëri Kosovës me vënjen e Pragut Moral për Presidentin Thaqi, po jep shpresë se gjërat do të lëvizin drejt një zgjidhjeje. Ndoshta, marrëveshja tashmë e harmonizuar në parim nga Kryetari ynë Thaqi dhe ai serb Vuçiq,  vetëm se po i kërkon shitësit e saj!

Ku po na përkundin?

Përtej hipotezave Kryeministri Hoti tha: marrëveshja ka filluar të shkruhet dhe se Skënder Hyseni ishte dërguar në Bruxel për ta harmonizuar tekstin e saj. Ky lajm hapi shumë dilema e nxiti shumë zëra në Serbi, por nxiti dhe kundërveprimin e strukturave kujdestare sekrete serbe, të cilat po prodhojnë në masë të madhe teori konspiracioni me lajme të rreme.

Aq e trashë ishte kësaj radhe tendenca manipuluese serbe, sa mes 9 pikëshit imagjinar të temave të trajtuar kishin futur kinse kthimin e të shpërngulurve serb nga 1976-ta, që sipas serbëve sikur kapin shifra alarmante që i afroheshin 300 000-shit. Qendra për strategji e shërbimit sekret serb edhe mund ta ketë menduar këtë hudhje në opinion për balancë të dëmit që ka shkaktuar atje e vërteta se marrëveshja tanimë mund të jetë nën bojën e lapsit.

Loja me shifrat e shpërnguljeve e shpie mosmarrveshjen shqiptaro-serbe në thellësit e krimeve serbe, atje ku Serbia nuk do donte të shkonte kurrë me llupën e bashkësisë ndërkombëtare. Andaj, kjo gënjeshtër e trashë serbe u shpejtua të shoqërohej nga një deklarim pompoz, alla Vuçiq, se Kososva po pregadiste kundër serbëve të Kosovës ligjin e deliktit verbal, me çka do t’i penalizonte serbët që nuk do e respektonin UÇK-në.

Me tipizmin e tij, Vuçiqi po na e ngjallë neverin e plakave serbe me çiftet pas shpine thua se po mbronin qenjen serbe. Sa arkaike ishte dikur dhe ka mbetur akoma sot propaganda serbe! Mjerimi nuk është vetëm se Vuçiq është aq jonjerzor e i mbushur me shovenizëm, por e keqja rritet kur kuptojmë se ai akoma ka kujt t’i drejtohet në Serbi. Edhe përkundër deklarimit të atit të tyre shpirtërorë Qosiq se gënjeshta është virtyt serb, të gjithë popujt e Ballkanit dhe më gjerë do të donin që ky verbërim i serbëve të ndryshoj për mirë, që edhe ata të civilizoheshin sado pak sa për ti lexuar kohët që jetojmë dhe rrugën për ku po shkojmë si rajon dhe civilizim!

Kujdesi për asociacionin, i cili nën tutelen Lajçak edhe mund të provoi të merr formë tjetër nga sa parasheh Plani i Athisarit, është një shqetësim i madh për qytetarët tanë. Termat e përdorura qoftë edhe si luftë speciale serbe: asociacion me kopetenca egzekutive, apo sikur ishte shprehur ditë më parë Vuçiqi se atij nuk i interesonte a është jo kushtetues Asociacioni a jo, duhet domosdo të jenë brengë e jona, edhe pse deri tani nuk kemi informacione se gjërat kanë shkuar larg.

Ne duhet të sqarohemi nga kryeministri Hoti po aq qartë sa ai na sqaroi për territoret që nuk janë në tavolinë; a janë dhe nëse janë në tryezë termat, autonomi për veriun, politika sektoriale si kopetenca të asociacionit apo fuqi ministrore të kryetarit të tij? Nëse ai heziton të na sqaroi dhe vazhdon të thotë se do i mbaj larg opinionit bisedimet, ne vërtetë rrezikojmë ta kuptojmë strukturën e asociacionit dhe nivelin kushtetues të tij pasi ndokush ta ketë tejkaluar cilindo nga rrëzimet që ia bëri kushtetuesja marrëveshjes së 25 gushtit të 2015-tes.

Se vërtetë diçka e madhe po ndodhë e vëren edhe çdo qytetar

Takimi i Lajçakut fillimisht me zyrtarët rus dhe pastaj me zyrtarin amerikan Filip Reker, involvimi aq serioz i tandemit Macron-Merkel dhe rendja e serbëve te rusët, sikur edhe e shqiptarëve te amerikanët na thotë se jo vetëm po vendosen parimet e marrëveshjes, por përtej kësaj në dialog tashmë është duke u definuar edhe materia tërësore e saj. Kjo materie rrezikojmë të mos jetë thjeshtë një marrëveshje. Përtej kësaj ajo mund të ketë shumë teknikalitete që mund ta afektojnë funksionimin unitar të vednit apo shkëmbimin e territoreve.

Shqetësimi ynë pra është i madh, si për jo transparencën për dialogun, poashtu edhe për temat që atje po trajtohen dhe për parimet që po ndiqen! Ka shumë tema teknike që pas njohjes së ndërsjellë dy vendet tona duhet t’i mbyllin meqë janë pasoja të së shkuarës, dhe për to mardhënjet ndërkombëtare kanë zgjidhje. Fokusimi në to para njohjes së ndërsjellë do të na çoj në drejtim të gabuar.

Cilat do që të jenë parimet e zgjidhjes të marrëveshura nga të mëdhenjtë: Kosovë e pavarur në tërësinë e saj dhe unitare apo shtete kombe në Ballkan, përfaqësuesit tonë duhet ta dinë se historia sikur nuk ka përfunduar asnjëherë nuk përfundon as këtu, andaj akoma sukseset vlerësohen heroizma dhe gabimet rezultojnë tradhëti!

 

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …