Pjesëtarë të FSK-së dje janë kthyer nga Turqia ku kanë ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit

Pjesëtarë të FSK-së dje janë kthyer nga Turqia ku kanë ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit

Pjesëtarë të FSK-së dje janë kthyer nga Turqia, në Kosovë,  ku kanë ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit, pas tërmeteve të 6 shkurtit që kanë lënë të vdekur mbi 40.000 njerëz. Ata në Aeroportin Prishtinës janë pritur nga kryeministri, Albin Kurti, komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari dhe  ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. Ata gjithashtu u nderuan me medalje nga FSK-ja për punën e guximshme që kanë bërë në zonat e prekura nga tërmeti. Ministri Mehaj ka thënë me këtë rast se Rastet e tilla të fatkeqësive janë momentet të cilat përcaktojnë miqtë dhe karakterin e vërtetë të secilit, dhe në këtë rast, gatishmëria e menjëhershme e pjesëtarëve të FSK-së për të ofruar ndihmën tuaj në operacionin e kërkim-shpëtimit miqve tanë turq, tregon për një fisnikëri e ndjenjë mirësie që tejkalon njerëzoren. Këta janë krenaria jonë, heronjtë tanë që përveçse shpëtuan jetë njerëzore treguan edhe nivel të lartë profesionalizmi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar kundër deklaratës së ministres, Donika Shvarc

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar në deklaratën e ministres së  Jashtme, Donika Shvarc, …