Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale,

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë, pritet të fillojë gjykimi kundër Pjetër Shalës

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë,  pritet të fillojë gjykimi kundër Pjetër Shalës. Në vendimin, e trupit gjykues, kryesuar nga Mappi Veldt- Folia është bërë e ditur se Zyra e Prokurorit dhe mbrojtja e viktimave kanë nga dy orë veç e veç në dispozicion për të paraqitur deklaratat hyrëse. Derisa, mbrojtja e Pjetër Shalës, do të paraqes deklaratën e tyre hyrëse pasi të përfundojnë prokuroria e mbrojtja e viktimave. Duke pasur parasysh parimin e publicitetit të procedurave, Paneli i udhëzon palët dhe mbrojtjen e viktimave që t’i paraqesin fjalët e tyre hyrëse në masën më të madhe të mundshme në seancë të hapur dhe të mbështeten në mjetet vizuele dhe materialet që mund t’i transmetohen publikut. Aty ku kjo nuk është e mundur, palët dhe mbrojtja e viktimave drejtohen që të grupojnë argumentet që do të bëhen në sesione private ose të mbyllura së bashku, për të rritur efikasitetin e procedurave dhe për të shmangur lëvizjen e panevojshme ndërmjet seancave të hapura dhe private ose të mbyllura. Udhëzimet e mësipërme nuk paragjykojnë masat mbrojtëse të vendosura për viktimat dhe dëshmitarët dhe të drejtën e palëve dhe mbrojtësit të viktimave për të paraqitur argumentet e tyre të plota”, thuhet në vendimin e trupit gjykues, me rastin e fillimit të gjykimit kundër Pjetër Shalës.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …